Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shtrirja e EULEX-it mund të bëhet edhe pa vullnetin e serbëve dhe të Beogradit

Shko poshtë

Shtrirja e EULEX-it mund të bëhet edhe pa vullnetin e serbëve dhe të Beogradit Empty Shtrirja e EULEX-it mund të bëhet edhe pa vullnetin e serbëve dhe të Beogradit

Mesazh nga enes Sat Nov 01, 2008 7:54 am

Londër, 31 tetor - Raportuesi i posaçëm për Kosovën në Parlamentit Evropian, deputeti Joost Lagendijk, thotë se nëse EULEX i për çfarëdo arsye nuk shtrihet në gjithë territorin e Kosovës mund të përballet me probleme në Parlamentin Evropian, në veçanti kur të votohet për buxhetin e misionit. Ai në një intervistë për BBC-në theksoi se rreziku më i madh do të ishte shtrirja e EULEX it vetëm në pjesën jugore të lumit Ibër dhe do të shënonte një gabim të madh për BE në dhe Evropën ndarja e Kosovës. Lagendijk i bëri thirrje misionit evropian për drejtësi dhe polici t'i përmbahet përkushtimit të dhënë për shtrirjen e tij në gjithë territorin e Kosovës. Ai tha se kjo shtrirje mund të bëhet edhe kundër vullnetit të serbëve dhe Beogradit zyrtar, sepse, sipas tij, është jetike për përfshirjen e BE së në Kosovë. Raportuesi i posaçëm për Kosovën pritet që brenda pak javësh ta paraqesë një projekt rezolutë për Kosovën në Parlamentin Evropian, në të cilën do të përfshihet edhe çështja e luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit nga autoritetet kosovare. Lagendijk tha se Parlamenti Evropian do të shikojë nga afër dhe me sy kritik procesin e privatizimit të kompanive shtetërore, përfshirë edhe telekomin, nga autoritetet e Kosovës të cilat duhet të dëshmojnë tani se janë të afta të udhëheqin me shtetin.
enes
enes
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 80
Age : 30
Location : Rahovec
Registration date : 19/10/2008

http://www.vizioni.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi