Në Mitrovicë përleshen grupe të shqiptarëve dhe serbëve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Në Mitrovicë përleshen grupe të shqiptarëve dhe serbëve

Mesazh nga enes prej Sat Nov 01, 2008 7:55 am

Prishtinë, 31 tetor - Të rinj shqiptarë dhe serbë dje kanë gjuajtur njëri tjetrin me armë zjarri në Mitrovicë, por askush nuk është plagosur, kanë njoftuar zyrtarët policorë. "Besohet se rreth 20 persona nga të dy grupet etnike (shqiptarë dhe serbë), janë tubuar në mes të fshatit Suhadoll dhe lagjes 'Kroi i Vitakut', mirëpo forcat policore të SHPK së, UNMIK ut dhe pjesëtarë të KFOR it, kanë arritur që të vejnë situatën nën kontroll duke mbajtur në distancë prej 200 metrash, personat e tubuar për të evituar problemet e mëtejme", thuhet në komunikatën e policisë. Sipas policisë incidenti konsiderohet të ketë karakter të mostolerancës ndëretnike dhe besohet se është iniciuar pasi një kompani e ngarkuar me punë për rindërtimin e shtëpive të banorëve shqiptarë në atë lagje është kërkuar të ndalojë punët dhe të largohet. "Në atë kohë janë tubuar grupe të personave nga të dyja etnitetet dhe kanë filluar një përleshje fizike me përdorim të shufrave të drurit dhe të metalit", pohon policia, duke shtuar se "në përleshjen fizike në mes të dy grupeve është raportuar për një numër të papërcaktuar të personave të lënduar". Pas intervenimit të forcave policore, të dyja grupet e përfshira në incident janë shpërndarë, ndërsa situata është vënë nën kontroll. Nuk është raportuar për zhvillime të ngjarjeve të reja ndërsa forca të policisë dhe KFOR it, do të jenë prezent në lokacion në mënyrë që të monitorojnë situatën për së afërmi.
avatar
enes
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 80
Age : 24
Location : Rahovec
Registration date : 19/10/2008

Shiko profilin e anëtarit http://www.vizioni.ace.st

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi