EULEX-i do të jetë operacional në dhjetor, tha Galak

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

EULEX-i do të jetë operacional në dhjetor, tha Galak

Mesazh nga enes prej Sat Nov 01, 2008 7:49 am

Beograd, 31 tetor - Dialogu ndërmjet Serbisë dhe BE-së për sistemimin e EULEX-it në Kosovë po përparon dhe se ky mision do të jetë operacional në dhjetor, thotë Kristina Galak, zëdhënëse e përfaqësuesit të lartë të BE-së, Havier Solana. "Ka negociata ndërmjet Beogradit dhe Brukselit të cilat ne i quajmë dialog të përhershëm. Dialogu mes Serbisë dhe BE-së po zhvillohet për të gjitha çështjet bilaterale, përfshirë edhe EULEX-n", tha Galak, e cila shtoi se Solana në fillim të javës ka konfirmuar se po zhvillohen bisedime mes BE-së dhe Beogradit për sistimimin e misionit për shtypin serb. Sipas saj, në këtë dialog ka përparim dhe rikujton deklaratën e Solanës se pret sistemimin e EULEX-it në dhjetor. Galak theksoi për shtypin serb se misioni i EULEX bazohet në dokumentin 'Aksioni i përbashkët' nga muaji shkurt i këtij viti. Ky dokument qartë sqaron se misioni bazohet në rezolutën 1244 të KS të OKB. Kjo është bazë e sistemimit, dhe kështu do të vazhdojë, thotë Galak Në lidhje me njerëzit të cilët në emër të BE-së zhvillojnë bisedime për sistemimin e EULEX-it, Galak pohon se këshilltarët e Solanës rregullisht udhëtojnë në relacionin Bruksel-Beograd, se EULEX ka shefin e misionit, ekipin e ekspertëve dhe me këtë çështje merren edhe diplomatët.
avatar
enes
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 80
Age : 24
Location : Rahovec
Registration date : 19/10/2008

Shiko profilin e anëtarit http://www.vizioni.ace.st

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi