Ishinger: Çështja e statusit të Kosovës është sqaruar, të bisedohet për çështjet praktike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Ishinger: Çështja e statusit të Kosovës është sqaruar, të bisedohet për çështjet praktike

Mesazh nga enes prej Sat Nov 01, 2008 7:48 am

Berlin, 31 tetor - Ish ndërmjetësuesi gjerman në negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës, Volfgang Ishinger, ka deklaruar se çështja e statusit të Kosovës "është sqaruar", dhe se tani me Serbinë duhet biseduar çështjet praktike. "Çështja e statusit sipas mendimit tim është sqaruar. Tani duhet sqaruar çëshjtet e qarkullimit të qytetarëve të Serbisë dhe Kosovës, nga të dyja anët e kufirit, duhen shikuar mundësitë e organizimit më të mirë të tregtisë, komunikacionit dhe bashkëpunimit mes njerëzve. Fjala është pra për çështjet praktike me interes për të dyja palët", është shprehur Ishinger për "Dojçe velen". Pasi i rikujtohet një deklaratë se "Kosova dhe Serbia duhet të rifillojnë procesin e negociatave", e cila pat shkaktuar huti në opinionin kosovar, Ishinger tha se nuk e di si e kanë cituar, por shpreson që "në afat të shkurtër apo më të gjatë do të ketë negociata mes shqiptarëve dhe serbëve". "Presidentët Tadiq dhe Sejdiu, si dhe dy kryeministrat janë ata që duhet të gjejnë momentin më të mirë për rifillimin e negociatave", tha diplomati gjerman, duke pohuar se vendimi nuk është i lehtë për asnjërën palë. Megjithatë ai thotë se duhet pritur edhe një kohë, por është i mendimit se perëndimorët duhet të kërkojnë nga palët që t'i rikthehen bisedimeve "se si të jetojnë njëri pranë tjetrit".
avatar
enes
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 80
Age : 24
Location : Rahovec
Registration date : 19/10/2008

Shiko profilin e anëtarit http://www.vizioni.ace.st

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi