Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dhjetë industri që do të zhduken në të ardhmen

Shko poshtë

Dhjetë industri që do të zhduken në të ardhmen Empty Dhjetë industri që do të zhduken në të ardhmen

Mesazh nga Admin Mon Oct 27, 2008 3:51 pm

Pas disa vitesh, s’do kemi nevojë të blejmë gazeta mbase. Sepse s’do ekzistojnë më. Por ama do të na duhet të paguajmë internetin dhe shërbimin që ofrojnë gazetat që tashmë do të jenë të instaluara në internet. Një pjesë e madhe e gazetave më të mëdha në botë, i botojnë lajmet para në faqen e tyre në internet sesa në letër. Sepse nëse ndodh një ngjarje e rëndësishme pasdite ato s’mund të presin të nesërmen për ta botuar duke pasur parasysh konkurrencën e madhe elektronike mes mediave. Gazetat në letër bëjnë pjesë në një prej dhjetë industrive të destinuara për t’u zhdukur në të ardhmen. Pjesa më e madhe e bizneseve që rrezikojnë të zhduken janë të kërcënuar në mënyrë direkte nga përparimi i teknologjisë dhe nga interneti. Interneti tashmë shërben për të kryer çdo lloj shërbimi dhe për të gjetur çdo shërbim e produkt të nevojshëm në një kohë shumë të shpejtë e pa lodhje. Kjo është dhe arsyeja pse dyqanet e muzikës që shesin disqe po shkojnë gjithashtu drejt mbylljes. Dyqani i famshëm i disqeve muzikore “Tower Records” ka mbyllur 89 dyqane në SHBA vetëm vitin e kaluar për shkak të humbjeve që po pëson nga shitja e disqeve dhe shkarkimi i tyre në internet. Prodhimi i kamerave me film është një industri që analistë e tregut nuk ia këshillojnë askujt që ta marrë përsipër. Kjo, për arsye se jemi në një kohë ku po triumfon gjithçka e dixhitalizuar. Kështu, pjesa më e madhe e popullsisë kanë tashmë kamera dixhitale. Gjithashtu edhe kompanitë e produksionit janë më komodë me këto lloj kamerash. Gjithashtu, të njëjtin fat duket sikur do kenë dhe kabinat e telefonave në rrugë, të cilat po përdoren gjithnjë e më pak nga njerëzit, si pasojë e rritjes së numrit të përdoruesve të celularëve. Dyqanet e librave të përdorur, lojërat me monedha, si dhe shitja nëpërmjet televizorit bëjnë pjesë në bizneset, që sipas analistëve në të ardhmen mund të mos ekzistojnë më.


Dyqanet e muzikës:
Dyqanet e muzikës po humbasin terren në biznesin e tyre. Një prej kompanive më të njohura të shitjeve të disqeve muzikore “Tower Records” vetëm vitin e kaluar mbylli 89 dyqane pasi arriti në përfundimin se shitja e albumeve në internet apo në supermarkete me rritje 5mimi është e papërballueshme.


Aeroplane spërkates:
Aeroplanët që spërkasin me helm kimik të korrat me ato do të jenë në qarkullim dhe për nja dhjetë vite të tjera, por ka gjasa që jo në formën e tyre ekzistuese duke qenë se ato janë krijuar prej 60 vitesh tashmë. Vetëm disa javë më parë në Arkansas, në SHBA, kompania që ka këto avionë spërkatës u urdhërua që të mos punonte pasi ato kishin spërkatur gabimisht disa punëtorë ferme në një arë të mbjellë me misër.
Gazetat:
Disa njerëz menduan se s’do kishin më nevojë për radion kur lindi televizori. Edhe kur u krijua faksi, disa njerëz parashikuan se të gjithë do i merrnin lajmet me faks. Por numrat kanë ndryshuar tërësisht që prej hyrjes në lojë të internetit. Redaksitë në mbarë botën po shkurtohen dhe shitjet e gazetave po bien, ndërkohë që lajmet dalin direkt në internet.


Dyqanet e librave të përdorur:
Ato kanë filluar të mbyllen gjithandej dhe ato librari librash të përdorur kanë mbetur hapur varen në atë që po i nxjerr jashtë loje, internetin. Një dyqan librash të përdorur zakonisht ishte vendi ku gjenim librin tonë të fëmijërisë, të lexuar 17 herë derisa ishte bërë për t’u hedhur. Por tani mjaftojnë dy minuta në internet për të gjetur një të tillë.


Shitja nga televizori:
Lajmi i mirë për njerëzit që e urrejnë shitjen nga televizori (telemarketing) është se kjo industri mund të jetë duke dhënë shpirt. Lajmi i keq është se ky proces mund të zgjasë ca kohë. Duke qenë se numrat e telefonave celularë nuk shërbejnë për regjistrim në këtë shërbim, atëherë shumë njerëz të cilët nuk gjenden pjesën më të madhe të kohës në shtëpi do të humbasin lidhjet me “telemarketing”.


Prodhimi i kamerave me film:
Ky mbase s’është biznesi më i përshtatshëm për momentin. Sipas gazetës “Cichago Tribune”, nga maji i vitit 2006 e deri ne maj të vitit 2007, volumi i pjesëve të bërë me kamera dixhitale është rritur me 24 përqind. Shitjet e kamerave me film ndërkohë, kanë rënë me 49 përqind. Nga përdoruesit amerikanë të internetit, 70 përqind e tyre kanë një kamera dixhitale.


Lokalet e veçanta:
Lokalet që pranojnë klientelë te veçantë janë duke shkuar drejt mbylljes përgjithësisht në SHBA. Bëhet fjalë për ato lokale që janë vetëm për gei apo për njerëz të tjerë që i përkasin një klasë deri tani të pranuar me vështirësi në shoqëri. Duke qenë se këto njerëz kanë filluar të pranohen më shumë në shoqëri, ata mund të frekuentojnë lokalët e zakonshme.


Kabinat e telefonave:
Në SHBA, në vitin 1997 ishin më shumë se 2 milionë kabina telefonash, ndërsa tani ka më pak se gjysma. Ato mbase do vazhdojnë të jenë në vende të tilla si aeroporte dhe hotele për sa kohë njerëzit nuk kanë celular, por kabinat e telefonave në rrugë, rrallë kush i përdor, përve5 atyre që nuk duan t’u identifikohet numri i celularit dhe identiteti.


Derrkucat kursimtarë:
Duke qenë se ne po kthehemi gjithnjë e më shumë në një shoqëri që s’do ketë të bëjë shumë me letrat, nuk është e vështirë të imagjinojnë se një ditë bankat-derrkuc nuk do ekzistojnë më. Ato sigurisht që do të mbeten në qarkullim për shumë kohë, por në dyqanet e gjërave antike.



Lojërat elektronike me monedha:
Dhjetë vite më parë në SHBA ekzistonin 10 mijë pajisje elektronike, ku njerëzit mund të luanin me disa monedha. Ndërsa numri i këtyre lojërave elektronike ka rënë tashmë në tre mijë të tilla. Me krijimin e lojërve elektronike shumë të avancuara dhe me rritjen e mirëqenies së njerëzve, të cilët mund të kenë kompjutera personalë e të luajnë në shtëpisë, këto lojëra nuk janë më aq interesante.
Admin
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 151
Age : 29
Registration date : 10/10/2008

http://school.ace.st

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi