Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Grant Hacket përfundon karrierën

Shko poshtë

Grant Hacket përfundon karrierën Empty Grant Hacket përfundon karrierën

Mesazh nga Emir Mon Oct 27, 2008 7:49 am

Grant Hacket përfundon karrierën F.1027054815464_m

Kampioni i trefishtë olimpik i notit dhe rekorderi aktual botëror në 800 dhe 1.500 metra në stil të lirë, australiani Grant Hacket, ka njoftuar sot se i ka dhënë fund karrierës së tij.
Hacket, i cili konsiderohet njëri nga notuesit më të mirë të të gjitha kohërave, gjatë karrierës së tij ka fituar shtatë medalje olimpike dhe 18 medalje botërore, prej të cilave dhjetë të arta, gjashtë të argjendta dhe dy të bronzta.

Në 1.500 metra ka fituar në katër kampionate botërore me ndërprerje 1998, 2001, 2003 dhe 2005.

Hacket ka hyrë në historinë botërore të notit në Kampionatin Botëror në Montreal duke fituar në 400, 800 dhe 1.500 metra.

“Është një kohë e gjatë që merrem me notin. Është koha që ta ndërroj faqen”, ka thënë Hacket i cili në Lojërat e fundit Olimpike në Pekin fitoi medaljen e argjendtë në 1.500 metra.
Emir
Emir
Admin
Admin

Numri i postimeve : 507
Age : 30
Location : N'Zemer T'Loqkes
Registration date : 20/10/2008

http://www.atmosfer-ks.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi