Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Scolari: Rafa Benitez është inteligjent

Shko poshtë

Scolari: Rafa Benitez është inteligjent Empty Scolari: Rafa Benitez është inteligjent

Mesazh nga Emir Mon Oct 27, 2008 7:41 am

Scolari: Rafa Benitez është inteligjent F.1027005555177_m

Menaxheri i Chelseat, Luiz Felipe Scolari, ka thënë se të zgjedhurit e tij në ndeshjen e djeshme të Premierligës ndaj Liverpoolit, nuk treguan lojën e tyre të zakonshme, duke shtuar edhe se Benitez është një trajner inteligjent.
Blutë në ndeshjen e djeshme ndaj Liverpoolit pësuan humbjen e parë në shtëpi në Premierligë që nga viti 2004.

“Në pjesën e parë ne dominuam lojën. Në të dytën kishim më shumë posedim derisa arrinim në afërsi golit dhe harkonim topin shumë mirë, por aty ishin mbrojtës të mirë dhe fituan çdo top”, ka thënë Scolari.

“Ne nuk luajtëm siç luan Chelsea zakonisht. Ata kishin tetë lojtar në mbrojtje dhe nuk kishte hapësirë për të luajtur me topin, e vetmja hapësirë ishte të harkosh. Ne nuk fituam asnjë harkim. Ky nuk është futbollin të cilin ne e luajmë normalisht”.

“Ne duhet të luajmë dhe ta prekim topin, pasi që nuk kemi sulmues të lartë. Kjo më bën të zemëruar. Iu thash lojtarëve të luajnë me topin, por ata e humbnin vetëbesimin. Rafa Benitez është shumë inteligjent. Ai e din se ne nuk kemi sulmues shtatlartë”, ka shtuar braziliani.
Emir
Emir
Admin
Admin

Numri i postimeve : 507
Age : 30
Location : N'Zemer T'Loqkes
Registration date : 20/10/2008

http://www.atmosfer-ks.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi