Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Villarreal dhe Atletico barazim tetё golёsh

Shko poshtë

Villarreal dhe Atletico barazim tetё golёsh Empty Villarreal dhe Atletico barazim tetё golёsh

Mesazh nga Emir Mon Oct 27, 2008 7:37 am

Villarreal dhe Atletico barazim tetё golёsh F.1026134953727_m

Derbi spanjoll mes Villarrealit dhe Atletico Madridit, edhe krahas tetё golave tё shёnuar, pёrfundoi pa fitues dhe me ndarje pikёsh.
Se do tё ishte njё ndeshje e shkёlqyeshme, paralajmёroi Simao i cili shёnoi njё gol tё bukur qё nё minutёn e parё tё ndeshjes. Myfasirёt dyfishuan epёrsinё me anё tё Diego Forlan nё minutёn e 22-tё, para se nё minutёn e 38-tё Atletico tё mbetet nё lojё me dhjetё lojtarё, pas dy kartonёve tё verdhё tё Banega.

Pёrparёsinё e njё lojtari mё shumё nё fushё vendasit e shfrytёzuan nё pjesёn e dytё, kur Marcos Senna shёnoi njё gol tё bukur nga largёsia (48’). Tri minuta mё vonё vendasit barazuan me anё tё Llorente (51’).

Minuta e 58-tё solli rikthimin e plotё tё ndeshjes, me vendasit qё kёsaj here morёn avantazhin me golin e Gonzalo Rodriguez. Gati dhjetё minuta mё pas, Villarreali udhёhoqi me 4-2 me anё tё Giuzeppe Rossit (67’).

Por, kur u mendua se Villarreali do tё dilte fitues, mysafirёt bёnё tё pamundurёn. Simao shёnoi golin e tij tё dytё, shtatё minuta para fundit tё ndeshjes (83’), ndёrsa dy mintua mё pas Raul Garcia i solli njё pikё Atleticos.
Emir
Emir
Admin
Admin

Numri i postimeve : 507
Age : 30
Location : N'Zemer T'Loqkes
Registration date : 20/10/2008

http://www.atmosfer-ks.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi