Zbulim: Bletët dinë të numërojnë – deri në katër!
Faqja 1 e 1
Zbulim: Bletët dinë të numërojnë – deri në katër!
Se bletët kanë shumë aftësi të cilat i kanë edhe njerëzit, e kanë zbuluar shkencëtarët australianë, e një prej zbulimeve më të reja thotë se bletët dinë të numërojnë.
"Sa më shumë që po i studiojmë këto qenie të cilat e kanë trurin me madhësi të farës së susamit aq më shumë po çuditemi. Ato me ne, të ashtuquajturit qeniet superiore, ndajnë shumë aftësi", ka thënë për mediat australiane një prej hulumtuesve nga universiteti Queensland, Mandyam Srinivisan.
Ai dhe ekipi i tij i shkencëtarëve kanë shënuar pesë vende në tunel dhe në një prej tyre kanë vendosur nektar, shkruajnë mediat australiane. Bletët kanë fluturuar pikërisht atje ku është gjendur ushqimi, mirëpo është interesante se ato kanë vazhduar të fluturojnë po atje edhe pse ushqimi është larguar. Pas katër ndryshimeve të pozitës së ushqimit në tunel, bletët nuk kanë mundur të gjinden në të pestën prandaj shkencëtarët kanë konkluduar se bletët dinë të numërojnë, por vetëm deri tek numri katër.
Similar topics
» Zbulim boteror nga dy studente shqiptare ne matematike
» Celulari Prada II në shitje deri në fund të vitit
» 2 miliardë kompjuterë personal në përdorim deri më 2014
» E detyrojne te martohet kater here, perfundon ne spital
» Top 3 ndërtesat më të larta deri në vitin 2010..

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|