Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

12 profesionet të cilave nuk u ikën kurrë vlera

Shko poshtë

12 profesionet të cilave nuk u ikën kurrë vlera Empty 12 profesionet të cilave nuk u ikën kurrë vlera

Mesazh nga Haris Sat Oct 25, 2008 4:05 pm

Edhe pse ende nuk e kemi arritur epokën e makinave fluturuese, patjetër që kemi bërë hapa gjigandë në qytetërim. Kanë shkuar e kaluar ditët e argjendarëve dhe karrondreqësve, por një element i atyre punëve jeton në një formë apo në një tjetër. Me përparimet në teknologji dhe shkencë, po kështu vijnë dhe ndryshimet në sferën e profesioneve. Por patjetër që ka më shumë se 12 profesione që do t'i rezistojnë provës së kohës, si artisti apo politikani, por ju lexoni të paktën listën e punëve që kanë forcë qëndruese.
1. Doktor
Pse është i përjetshëm? Ndërsa njerëzit krenohen me veten si specia më inteligjente, ende klasifikohemi si të vdekshëm, përplasemi, nxihemi dhe sëmuremi gjatë jetës sonë. Gjithmonë do të kemi nevojë për njerëz që na hetojnë dhe kurojnë problemet tona mjekësore. Në të njëjtën kohë, profesioni i mjekut është një ndër më të paguarit në botë. Rroga vjetore mesatare është 120 mijë dollarë.
2. Mësues
Pse është i përjetshëm? Gjithmonë do të kemi nevojë për arsimim, dhe gjithmonë do të ekzistojë nevojë për njerëz që do të mësojnë të tjerët. Sa paguhet? Rroga mesatare vjetore e mësuesve të kopshtit, shkollës fillore, 8-vjeçare dhe asaj të mesme varion nga 41,400 dollarë në 45,920 dollarë.
3. Sipërmarrës varrimi
Pse është i përjetshëm? Nëse nuk gjendet një zgjidhje për vdekshmërinë, gjithmonë do të kemi nevojë për dikës që të kujdeset për të vdekurit. Sa paguhet? Paga vjetore në botë është 37 mijë dollarë.
4. Manaxher për heqjen e mbeturinave
Pse është i përjetshëm? Njerëzit krijojnë mjaft mbeturina, biologjike dhe shumë të tjera. Gjithmonë do të kemi nevojë për njerëz që kujdesen dhe largojnë rrëmujën tonë. Rroga mesatare vjetore në botë është 35 mijë dollarë.
5. Shkencëtar
Njerëzit gjithmonë do të meditojnë rreth ambientit dhe mënyrës si funksionon. Kemi nevojë për njerëz që ia dedikojnë jetën kauzës dhe efektit që njeriu ka mbi mjedisin, në mënyrë që përballojmë dhe të merremi me sfidat dhe ndryshimet. Rroga vjetore për një shkencëtar kërkues (bioteknik) është 70 mijë dollarë, ndërsa një shkencëtar mjedisi është 42 mijë dollarë.
6. Mbledhës taksash
Pse është i përjetshëm? Siç thotë shprehja e vjetër, "Në këtë botë asgjë s'është e sigurt si vdekja dhe taksat". Për të gjitha të ardhurat e raportuara, gjithmonë do të ketë një formë mbledhjeje për të ndihmuar programet e qeverisë. Rroga mesatare vjetore është 38 mijë dollarë.
7. Berber
Pse është i përjetshëm? Njerëzit gjithmonë do të kenë nevojë të presin flokët dhe të zbukurohen. Rroga vjetore është 21 mijë dollarë.
8. Ushtar
Pse është i përjetshëm? Edhe sikur paqja botërore të ishte realitet, gjithmonë ekziston frika e luftërave në të ardhmen, duke u bazuar në histori. Sa paguhet? Paga bazë për personelin e rekrutuar është 14,137 dollarë. Ky pozicion përfshin strehë, ushqim, kujdes shëndetësor për ushtarin dhe familjen e tij, pushime të paguara, të ardhura për arsim dhe stimulime shtesë.
9. Udhëheqës fetar
Pse është i përjetshëm? Ndërsa njerëzit vazhdojnë të meditojnë për kuptimin e ekzistencës së tyre, pjesa më e madhe ndjejnë nevojën të konsultohen me një udhëheqës fetar, si formë drejtimi shpirtëror. Rroga vjetore është 34 mijë dollarë.
10. Punonjës i zbatimit të ligjit
Pse është i përjetshëm? Nëse varemi nga një sistem qeverisës, gjithashtu do të varemi nga njerëzit që detyrojnë zbatimin e rregullave të këtij sistemi. Sa paguhet? Fitimet vjetore në shtet dhe nivele vendore shkojnë në 38,236 dollarë. Rroga vjetore mesatare e kompanive është 62,700 dollarë.
11. Fermer
Pse është i përjetshëm? Një nga nevojat themelore të njeriut është ushqimi dhe, edhe pse bujtësia e blegtoria është fuqizuar, gjithmonë do të kemi nevojë për njerëz që merren me të. Sa paguhet? Të ardhurat mesatare të biznesit fermer janë 15,603 dollarë. Ndihmat qeveritare nuk përfshihen në këtë shifër, edhe pse të ardhurat e fermerëve varen nga pajiset, moti, sasia dhe cilësia e produkteve.
12. Punëtorë ndërtimi
Ashtu si në të njëjtën mënyrë kemi nevojë për ushqim, po ashtu kemi nevojë edhe për një formë strehe që të na mbrojë nga elementet e natyrës. Gjithmonë do të kemi nevojë për punëtorë ndërtimi që do të ndërtojnë apo riparojnë ndërtesa të vjetra. Rroga mesatare vjetore është 35 mijë dollarë.
Haris
Haris
Admin
Admin

Numri i postimeve : 718
Age : 31
Location : N' 'Burg'
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
12 profesionet të cilave nuk u ikën kurrë vlera Left_bar_bleue20/4012 profesionet të cilave nuk u ikën kurrë vlera Empty_bar_bleue  (20/40)

http://www.mesazhi.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi