Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sfida e shqiptarit, modele për emrin e restorantit

Shko poshtë

Sfida e shqiptarit, modele për emrin e restorantit Empty Sfida e shqiptarit, modele për emrin e restorantit

Mesazh nga Haris Sat Oct 25, 2008 4:05 pm

Aldo Velaj punëson 5 modele, që i paguan 270 dollarë në ditë, për të mbajtur në bluza emrin Vlora
Një shqiptar ka sfiduar në një mënyrë mjaft origjinale pronarin e ndërtesës ku ndodhet restoranti i tij në Boston të SHBA-ve, i cili nuk e lejonte të vendoste një reklamë të madhe para restorantit të pagëzuar “Vlora”. Shqiptari Aldo Velaj, pronar i restorantit i ka dhënë, sipas “Boston Herald”, një kuptim të ri togfjalëshit “modele për biznes”, duke vendosur në vend të reklamës së madhe prej neoni dhe dritash, 5 modele vajza, që kanë të shkruar nga një shkronjë të emrit të restorantit V-L-O-R-A. “Boston Herald”, në një shkrim kushtuar kësaj mënyre të re të reklamimit, njofton se shqiptari edhe pse pronar i restorantit, nuk do ta përballojë për më shumë se dy javë emrin e shkruar në bluzat e vajzave të bukura, të cilat i paguan me 18 dollarë për orë për të mbajtur shkronjat dhe reklamuar restorantin, të cilin ai e ka hapur pasi ka punuar për tre vjet në një restorant tjetër në Boston.

“Herald” shkruan se vajzat qëndrojnë gjatë orëve të darkës dhe kostoja ditore është 270 dollarë. Por, vetë Velaj thotë se “modelet i kishin sjellë mjaft klientë”, duke lënë të kuptohet se shpenzimi i deritanishëm ia kishte vlejtur. Restoranti është hapur të dielën që shkoi dhe “Boston Herald” e citon Velaj të ketë thënë se, fakti që do të jetë i vetmi restorant në Boston pa një tabelë ku të shënohet emri e bën atë edhe më interesant.
Haris
Haris
Admin
Admin

Numri i postimeve : 718
Age : 31
Location : N' 'Burg'
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
Sfida e shqiptarit, modele për emrin e restorantit Left_bar_bleue20/40Sfida e shqiptarit, modele për emrin e restorantit Empty_bar_bleue  (20/40)

http://www.mesazhi.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi