Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

73-vjeçari ngel për të 39-ën herë radhazi në provimet e gjimnazit

Shko poshtë

73-vjeçari ngel për të 39-ën herë radhazi në provimet e gjimnazit Empty 73-vjeçari ngel për të 39-ën herë radhazi në provimet e gjimnazit

Mesazh nga Haris Sat Oct 25, 2008 4:04 pm

Edhe këtë vit, ashtu si në 39 vitet e fundit, Shivcharan Jatav hyri në provimet e shkollës së mesme, por me rezultatet ishte mësuar kohë më parë, ai ngeli përsëri. 73-vjeçari, i cili qëndronte në një klasë me 15-vjeçarë, u zotua ditën e djeshme se do ta provojë përsëri vitin tjetër, me shpresën se do të zërë një punë më të mirë dhe do të martohet. Shivcharan Jatav, një fermer nga shteti Rajasthan në Indinë perëndimore, nuk ka shkuar në shkollë kur ishte fëmijë. Ai ka tentuar t’i kalojë provimet e klasës së dhjetë të gjimnazit që në vitin 1969, kur një rekrut ushtrie i tha se do të kishte më shumë mundësi të pranohej në ushtri. “Që nga ajo ditë kam hyrë në shumë provime, por me të njëjtin rezultat”, thotë Jatav, sapo mori vesh lajmin e hidhur se edhe këtë vit kishte ngelur. Jatav kaloi vetëm në gjuhën e lashtë të sanskritishtes, dhe tha se kishte marrë 103 pikë nga totali prej 600 pikësh në provime. Ai thotë se matematika është lënda më e vështirë, dhe asaj ja vë fajin për dështimin e tij. Edhe pse i ka kaluar mosha për t’i hyrë ushtrisë, nuk është dorëzuar asnjëherë, me shpresën se do të ishte një beqar më i kërkuar. “Nuk jam martuar, pasi vajzat më thoshin se nuk kisha arsimin e duhur”, thotë ai. Megjithatë, nuk ndjen keqardhje. “Jam një person i lumtur dhe i kënaqur. Sapo të kaloj, do të martohem me një vajzën nën 30-vjeç”, thotë Jatav.
Haris
Haris
Admin
Admin

Numri i postimeve : 718
Age : 31
Location : N' 'Burg'
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
73-vjeçari ngel për të 39-ën herë radhazi në provimet e gjimnazit Left_bar_bleue20/4073-vjeçari ngel për të 39-ën herë radhazi në provimet e gjimnazit Empty_bar_bleue  (20/40)

http://www.mesazhi.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi