French kiss apo Swiss chocolate?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

French kiss apo Swiss chocolate?

Mesazh nga Haris prej Sat Oct 25, 2008 4:01 pm

Londër (AFP) – Një copë çokollatë te sjell me shume kënaqësi se një e puthur e fuqishme. Ky është përfundimi që nxorën të hënën që shkoi një grup shkencëtarësh pasi krahasuan veprimtarinë cerebrale e kardiake të disa çifteve në dy llojet e aktiviteteve.

Studimi tregon që dhe puthja më e pasionuar s’i afrohet ndjesisë që lë çokollata. “Rezultati na habiti dhe na intrigoi”, thotë psikologu David Levis, drejtuesi kërkimor. “Ne prisnim që çokollata, sidomos ajo e zeza, të shpejtonte ritmin e zemrës, ngaqë përmban lëndë stimuluese, por kohëzgjatja si dhe efekti mbi gjendjen mendore janë gjëra që asnjëri prej nesh nuk i kishte parashikuar”Ne momentin që çokollata fillon të shkrijë në gojë, truri stimulohet me një intensitet shumë më të madh sesa gjate një puthje, dhe për një kohë rreth katër herë më të gjatë, sipas rezultateve te studimit.

Çokollata shpeshton po ashtu rrahjet e zemrës të cilat mund te shkojnë deri në 140 për minutë. Edhe një puthje shton rrahjet e zemrës, por për një kohe shumë më të shkurtër, konstatojnë kërkuesit.
avatar
Haris
Admin
Admin

Numri i postimeve : 718
Age : 25
Location : N' 'Burg'
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
20/40  (20/40)

Shiko profilin e anëtarit http://www.mesazhi.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi