Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pitoni adhurohej si Zot në lashtësi

Shko poshtë

Pitoni adhurohej si Zot në lashtësi Empty Pitoni adhurohej si Zot në lashtësi

Mesazh nga Haris Sat Oct 25, 2008 3:59 pm

Pitoni adhurohej si Zot në lashtësi

Për fenë kristiane dhe hebraike gjarpri gjithnjë ka qenë simboli i së keqes, sepse ishte pikërisht një i tillë që provokoi edhe dëbimin e njeriut nga "parajsa tokësore". Por mesa duket, disa nga paraardhësit tanë më të vjetër nuk mendonin si "shkrimet e shenjta". Një skuadër arkeologësh norvegjezë ka zbuluar në shtetin afrikan të Botsvanës një shpellë ku mendohet të jenë kryer ritet fetare më antike, rreth 70 000 vjet më parë. Në këtë vend mendohet të jetë adhuruar një Zot-piton. Studiuesit kanë gjetur në këtë shpellë, që gjendet në kodrat Tsodile, një gur të madh të skalitur, i cili rafiguronte kokën e një gjarpri. Guri është i rreth 70 000 viteve më parë dhe ka shumë mundësi që njerëzit e asaj kohe e adhuronin gjarprin si zot. Zbulimi është me të vërtetë i jashtëzakonshëm, pasi deri më sot mendohej se ceremonitë e para fetare janë organizuar vetëm 30 000 vjet më parë, siç edhe dëshmohej nga zbulimet e kryera në Europë. Por, mesa duket, ndjenja fetare u zhvillua në këto popullata primitive që banonin në Afrikë mijëra vjet më parë.
Guri
Pas gurit ishte një hapësirë e madhe, në të cilën sipas arkeologëve, pozicionohej lideri i grupit, i cili fillonte të fliste duke e fshehur fytyrën dhe kjo provokonte te personat një ndjenjë mistike, duke qenë se dukej sikur ishte Zoti-gjarpër ai që fliste. "Folësi mund të kontrollonte në këtë mënyrë çdo gjë, ishte një taktikë perfekte" pohon një arkeolog që punon në universitetin e Oslos. Studiuesi pranon se është habitur së tepërmi kur e pa për herë të parë këtë gur: "Më parë sheh gojën e pastaj sytë. Të duket sikur ke para syve një gjarpër të vërtetë".
Haris
Haris
Admin
Admin

Numri i postimeve : 718
Age : 31
Location : N' 'Burg'
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
Pitoni adhurohej si Zot në lashtësi Left_bar_bleue20/40Pitoni adhurohej si Zot në lashtësi Empty_bar_bleue  (20/40)

http://www.mesazhi.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi