Sali Berisha kërkon ndjesë për krimet ndaj fesë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Sali Berisha kërkon ndjesë për krimet ndaj fesë

Mesazh nga Benjamin prej Sat Oct 25, 2008 2:39 pm


Berisha i ka kërkuar falje komuniteteve fetare në emër të shtetit për krimet që janë shkaktuar në periudhën komuniste

Mes qeverisë dhe 3 komuniteteve fetare shqiptare është nënshkruar një marrëveshje për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin autoritete të larta të komuniteteve fetare mysliman, bektashian dhe Kishës Ortodokse Autoqefale, kryeministri Berisha dhe ministri Pango, i cili ishte dhe perfaqësuesi i qeverisë që nënshkroi marrëveshjen.

"Kjo marrëveshje në vetvete mbart detyrimin madh të ketij shteti për tu paraqitur një ndjesë të thellë të gjithë klerikëve shqiptarë, besimtarëve shqiptarë që një regjim, një shtet me një akt të paprecedent në këtë shkallë historike, i privoi ata nga mundësia e shërbimit të fundit. Është një rast për të kërkuar ndjesë. Është një barbari që iu bë kryeveprave të trashëgimise fetare dhe kulturore të kombit", tha Berisha.

Marrëveshja përshijnë lehtesime fiskale për komunitetet, rikthimimin dhe kompensimin e pronave të tyre, projektligjin për fenë, restaurimin e 180 objekteve të kultit për të cilat janë vënë në dispozicion 2 milionë dollarë dhe zhvillimin e infrastrukturës së vendeve të pelegrinazhit me qëllim promovimin e turizmit fetar.

Ndër pikat e tjera është edhe garantimi i paprekshmërise së institucioneve të kultit, njohja dhe garantimi e respektimi i të drejtave të këtyre tre besimeve.

Në fjalën e tij Berisha, duke e cilësuar ceremoninë e marrëveshjeve si historike dhe si një kushtetutë të besimeve mes qeverisë dhe atyre fetare, u zotua për realizimin e tyre.
avatar
Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 24
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
0/0  (0/0)

Shiko profilin e anëtarit http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi