Alban Skënderaj dhe Mirjam Cani së bashku te “Miss Globe”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Alban Skënderaj dhe Mirjam Cani së bashku te “Miss Globe”

Mesazh nga Emir prej Sat Oct 25, 2008 11:21 am



Shumë surpriza kanë përgatitur organizatorët e “Miss Globe International”, që për të pestin vit zbret në Shqipëri. Mbrëmjen e së dielës në një skenë të ndërtuar enkas në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, me një dekor bardh e zi dhe tre pasarela që zbresin deri pranë publikut do të parakalojnë 37 bukuroshe nga të pesë kontinentet e Globit. Nën prezantimin e Hygerta Sakos dhe Piter Bross mbrëmja e 19 tetorit duket se do të zbulojë shumë supriza për publikun shqiptar.

Dy studentë të Akademisë së Arteve. Heroldina Koçillari dhe Edlira Bozo kanë punuar pa ndërprerje për gjashtë ditë më radhë për të krijuar maskat që konkurentet e këtij viti do të mbajnë gjatë parakalimit para publikut me fustanet e mbrëmjes. Është një risi speciale e këtij viti që vetëm sa do ta shtojë luksin e mbrëmjes. “Ideja e maskave është që pavarësisht se bëhet fjalë për misse, - për 37 vajza të bukura që synojnë të gjitha kurorën e “Miss Globit”, - përçojnë karaktere të ndryshme”, thotë Heroldina. Ato do ta shfaqen me të njëjtën maskë të gjitha, por brenda tyre fshihen karaktere kretësisht të ndryshëm nga njëritjetri”.

Dhe nuk mbaron me kaq. Sepse mbrëmjen e së dielës ka akoma shumë të ftuar specialë që do të shtojnë ritmin e këtij edicioni të radhës së “Miss Globe”. Do të shfaqen për herë të parë së bashku në skenën shqiptare edhe Alban Skënderaj dhe Miriam Cani. Një çift që kohët e fundit ka qenë jo pak i pranishëm nëpër kronikat rozë të kryeqytetit, për historinë e tyre të dashurisë. Në fillim lidhja e tyre qarkulloi vetëm si thashethem dhe vetëm pak ditë më parë në klipin e tij të ri, Albani u shfaq në një bashkëpunim të parë me bukuroshen Cani. Më shumë detaje rreth tyre, mbase do të zbulohen të dielën, paraditen e së cilës Alban Skënderaj pritet të fluturojë drejt Tiranës.

Në fakt, sipas planeve ai duhej të kishte mbërritur që të shtunën në Shqipëri, por një vonesë e paparashikuar e ka shtyrë udhëtimin e tij për paraditen e 19 tetorit. Përveç tyre në skenën e “Miss Globe” do të përformojë edhe Valbona Mema, e cila me aq sa thuhet parashikonte të realizonte një duet me këngëtaren tjetër të njohur të muzikës popullore Artiola Toska. “Produkt 28” dhe “Djemtë e detit” gjithashtu premtojnë t’i ofrojnë publikut një performancë speciale. Sa për jurinë? Edhe kësaj here emrat e zgjedhur janë personazhe të spiktaur në fusha të njohura. Përveç drejtorëve nacionalë që çdo vit vizitojnë Shqipërinë, në jurinë përzgjedhëse të këtij viti do të jenë edhe Arta Dade, Halim Kosova, Hervin Çuli, drejtori i “Porche” në Shqipëri, Edit Mihali dhe Rajmonda Bulku.
avatar
Emir
Admin
Admin

Numri i postimeve : 507
Age : 23
Location : N'Zemer T'Loqkes
Registration date : 20/10/2008

Shiko profilin e anëtarit http://www.atmosfer-ks.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi