Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Doris Lessing fiton çmimin Nobel për letërsi

Shko poshtë

Doris Lessing fiton çmimin Nobel për letërsi Empty Doris Lessing fiton çmimin Nobel për letërsi

Mesazh nga Benjamin Fri Oct 24, 2008 9:06 am

Doris Lessing fiton çmimin Nobel për letërsi 1705
Mosha e shtyer nuk i paraqiti pengesë shkrimtares 87 vjeçare, Doris Lessing, për të pritur, por edhe për të ngadhënjyer mbi favoritët e sivjetmë për Nobelin letrar.

Doris Lessing, e lindur në Persi (Iran) dhe e rritur në Zimbabwe, e cila tani jeton në Londër, shkrimet thellësisht autobiografike të së cilës kanë pushtuar kontinentet dhe reflektojnë angazhimin e saj feminist me çështjet kryesore politike dhe sociale, ka fituar të enjten çmimin Nobel për letërsi.

Duke e dhënë lajmin në Stockholm, Akademia Suedeze e ka përshkruar atë si "zë i përvojës femërore, i cili me skepticizëm, pasion dhe fuqi vizionare e ka nënshtruar një qytetërim të ndarë drejt shqyrtimit". Shpërblimi asaj i jepet së bashku me një honorar prej dhjetë milionë koronash suedeze (rreth 1.6 milionë dollarë). Lessing, e cila këtë muaj i mbushë 88 vite, kurrë nuk e ka kryer shkollën e lartë dhe kryesisht është vetarsimuar përmes leximit të pangopur. Ajo është fëmijë i prindërve britanikë dhe ka lindur në Iran, është rritur në Rhodesia (tani Zimbabwe), kurse aktualisht jeton në Londër. Ajo ka shkruar një numër të madh librash të fiksionit, por edhe drama, vepra jofiktive dhe një autobiografi.

Është femra e njëmbëdhjetë që e fiton çmimin Nobel për letërsi. Megjithëse zonja Lessing mban pikëpamje të forta politike, ajo vështirë se mund të jetë aq kontroverse sa dy fituesit e mëhershëm, Orhan Pamuk dhe Harold Pinter, pikëpamjet e të cilëve rreth situatave aktuale politike i shtynë komentuesit të dyshonin në atë se Akademia Suedeze po i zgjidhte fituesit e saj pjesërisht edhe për arsye joletrare.

Shkaku i pikëpamjeve të saj, qeveritë e jugut të Rhodesia- s dhe të Afrikës Jugore në vitin 1956 e kanë deklaruar si `të huaj të ndaluar'.

Doris Lessing çmimin Nobel do ta pranojë nga mbreti suedez më 10 dhjetor, me ç'rast asaj do t'i jepet edhe një medalje, ndërkaq ajo do ta mbajë një ligjëratë.
Benjamin
Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
Doris Lessing fiton çmimin Nobel për letërsi Left_bar_bleue0/0Doris Lessing fiton çmimin Nobel për letërsi Empty_bar_bleue  (0/0)

http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi