Rumiu, idhull i amerikanëve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Rumiu, idhull i amerikanëve

Mesazh nga Benjamin prej Tue Oct 14, 2008 5:50 am


….botimet me siglën e tij radhiten në listën e librave më të shitur (bestseller).



Rumiu, idhull i amerikanëve


Në rast se Mevlana Jalal-ad-Din Muhammad Balkhi, shkurt Rumiu, lindur në zemër të Azisë (Iran), në shekullin e 13 të erës sonë, do të ishte vonuar edhe pak vjet për të mbërritur në SHBA, UNESCO, pjesë e OKB-së, as që do ta kishte marrë guximin ta shpallte vitin 2007 si "Vitin Ndërkombëtar të Rumiut". Por, për fat të mirë, Rumiu zbarkoi në Amerikë përpara Bin Laden, si një kundërthënie dhe kundërvënie ndaj mynxyrës së 11 shtatorit 2001. Në të kundërt, fat i keq që në këtë botë politika dhe dhuna ende kanë epërsi mbi kulturën dhe dashurinë.


Poeti pers i shekullit të 13-të u konsiderua si zbulim në Amerikën e dhjetëvjeçarit të fundit të shekullit të 20-të. Përkthimi dhe botimi i tij në "Tokën e Re" përkoi me rrëzimin e "perdes së hekurt" midis Lindjes dhe Perëndimit. Brenda një kohe të shkurtër Rumiu fitoi popullaritet te lexuesit perëndimorë, ndërkohë që vepra e tij për nga forca e ndikimit nisi të krahasohet me atë të gjigantëve Shekspir dhe Dante. Brenda dy dekadash Rumiu u bë një nga poetët më popullorë në Amerikë dhe tani konsiderohet si një nga poetët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Pyetja që shtronin disa me këtë rast ishte: Si ka mundësi që në atmosferën negative kundër myslimanëve, një poet mistik mysliman i devotshëm, lindur në Azinë Qendrore 8 shekuj më parë, të bëhej pra poeti më i shitur në USA? Ku qëndronte enigma? Fansat e Rumiut në SHBA, në vend që të tkurreshin, u shumëfishuan; botimet me siglën e tij radhiten në listën e librave më të shitur (bestseller). Për më tepër, një nga botuesit dhe promovuesit kryesorë të tij ishte me gjak hebreu.

Shahram Shiva, rumiologu perso-hebro që jeton në SHBA, përkthyes në anglisht dhe autor librash e koncertesh për Rumiun, shpjegon se poeti i madh pers nuk fyen e provokon askënd. Përkundrazi, ai i fton të gjithë, këdo, drejt përsosjes dhe dashurisë. Bota e Rumiut nuk është botë e ekskluzivitetit dhe e kufijve që ndajnë racën njerëzore apo popujt në grupime të caktuara. Sipas Shivas, që i referohet thelbit artistik të Rumiut, një qenie njerëzore e kompletuar nuk mund të ketë kufij dhe kufizime kulturore. Arti i Rumiut është art për të gjithë, që emocionon dhe emancipon njësoj në Paris, Nju-Jork, Stamboll, Teheran apo Egjipt. Poemat e Rumiut mund të dëgjohen në xhami, kisha, sinagoga, manastire, ashtu si edhe në skenat laike të kryeqyteteve artistike. Rumiu flet tani në 25 gjuhë të botës dhe jo vetëm nuk duket 8 shekuj pas, por mbase është po kaq përpara. Persi plak që shkroi në një nga gjuhët e vjetra të kulturës, ndjehet sot bashkëkohës dhe mirëkuptohet me yjet e muzikës "Pop" apo artistët e Hollivudit që sfilojnë me vargjet e tij. Rumiu bashkon, nuk ndan; Rumiu përkëdhel, nuk godet; Rumiu ngre ura, jo kështjella e barrikada mes popujve.

Nga një sondazh i realizuar rreth shkaqeve të popullaritetit të jashtëzakonshëm të Rumiut në SHBA, mes një duzine të tyre, veçohet fakti që poezia dhe vepra e Rumiut konsiderohet si një urë kulturore ("cultural bridge") mes disa popujve të Lindjes, si iranianëve (persët), turqve, afganëve, arabëve. Dhe më tej, kjo "urë" lidh këto bashkësi me amerikanët.


Siç konstatojnë studiuesit, rëndësia botërore e veprës së Rumiut lidhet me karakterin internacional, mbikufitar, me cilësinë mbi- dhe ndër-fetare.

Për rolin filozofik-botëkuptimor që ka luajtur në historinë e mendimit të popujve të Lindjes, Rumiu është mbiquajtur "mevlana" (persisht: "moulana"), një titull shumë i lartë, që u rezervohet udhëheqësve shpirtërorë.
Vepra më e njohur e Rumiut, "Mathnawi" ("masnavi", "mesnevi" - fjalë për fjalë "kuplete shpirtërore" - "spiritual couplets"), u shkrua në pleqërinë e tij.


"Masnavitë" (kupletet shpirtërore) e Rumiut janë përkthyer në shumicën e gjuhëve të botës. Botimi në anglisht, në SHBA, shënoi rekordin prej miliona kopjesh, duke u shpallur libri më i shitur për vitet 2004 e 2007.

Por Rumiu nuk mbeti vetëm idhull i lexuesve të thjeshtë. Shumë shpejt ai u bë edhe burim i ri tërheqës për artin dhe artistët modernë. Këngëtarja me famë botërore, Madonna, ka marrë tekste për këngët e veta nga "Masnavitë" e Rumiut. Ka pasur edhe nisma skenaristësh të shquar për të bërë jetën e tij objekt të filmave artistikë. Disa tekste të Rumiut janë bërë tekste këngësh edhe për këngëtarë të tjerë të shquar perëndimorë. Shumica e teksteve të këngëve të njohura në Perëndim, si "A Prayer" ("Lutje"), janë marrë pikërisht nga vëllimi i botuar në SHBA me titullin "Word of Paradise" - "Fjalët e parajsës".

Poemat më të njohura për dashurinë që krijoi Rumiu janë pjesë e repertorit të aktorëve më të mëdhenj të Hollivudit. Aktoret Goldie Hawn dhe Demi Moore i kanë recituar ato nëpër mjedise elitare. Disku i Shahram Shivas, me titullin "Rumiu: i dehur nga dashuria" ("Rumi: Lovendrunk") është një ndër më popullorët në gjithë tregjet e muzikës bashkëkohore botërore.
avatar
Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 24
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
0/0  (0/0)

Shiko profilin e anëtarit http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

po e di

Mesazh nga Fikret prej Thu Oct 23, 2008 7:40 am

ky eshte shqiptar kam degjuar po edhe shqiptari ka fillu me marr fame

Fikret
Admin
Admin

Numri i postimeve : 367
Age : 24
Registration date : 20/10/2008

Shiko profilin e anëtarit http://www.kosovabux.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi