Perla të urtësisë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Perla të urtësisë

Mesazh nga Benjamin prej Tue Oct 14, 2008 5:45 am


Nga Islamic quotes of wisdom - Citate islame të urtësisë




Perla të urtësisë


Kur bota ju rrëzon në gjunjë, në atë moment ju jeni në pozicionin perfekt për të falur namaz.

Në fillim ju injorojnë, pastaj qeshen me ju, pastaj luftojnë kundër jush dhe pastaj ju fitoni.


Vuajtja është një dhuratë. Në të është e fshehur mëshira – Xhelaludin Rumiu.

Me të vërtetë ata njerëz që tallen me njerëzit e tjerë për ta do të qelet dera e xhennetit dhe do tu thuhet: Eja dhe hyr. Ai njeri do të vie me ankthin dhe dëshpërimin e tij dhe kur do ti afrohet , dera do të mbyllet para fytyrës së tij. Pastaj një derë tjetër e xhennetit do të qelet. Do ti thuhet : Eja dhe hyr. Kështu ai person do të vie me tërë ankthin dhe dëshpërimin e tij , dhe kur do të afrohet do të mbyllet dera para fytyrës së tij. Kjo do të përsëritet aq herë sa kur do ti thuhet eja dhe hyr, ai nuk do të afrohet nga dëshpërimi se kurrë nuk do të hyjë në xhennet.
- Muhammedi (salAllahu layhi wasalam) transmeton El-Bejhekiu

Umeti musliman është umet unik ndër të gjithë popujt tjerë: Toka e tyre është Një, Lufta e tyre është Një, Paqja e tyre është Një, Nderi i tyre është Një dhe Besa e tyre është Një.
- Muhammedi (salAllahu layhi wasalam) transmetohet nga Ahmedi


Të këshilluarit e vëllaut tënd në privat është të këshilluarit e tij dhe të përmirësuarit e tij. Ndërsa të këshilluarit e tij në publik është turpërim dhe jonderim i tij. - Imam Shafi (rahimullah)

Nuk do ti shërbejë Zotit tim si një punëtore , në pritje të pagës nga Ai . - Rabia al-Adawiya


Disa njerëz qëllimet e tyre i bëjnë yjet. Ata mund të jetojnë dhe të vdesin pa i arritur ato, por në errësirën e natës, ato yje do ti udhëzojnë ata në destinimin e tyre, sepse ato i kanë vendosur në një vend të dukshëm.

Bukuria që zgjat më së shumti është bukuria shpirtërore. – Xhelaludin Rumiu

Nëse nuk është e besueshme dhe që nuk ndihmon, mos e thuaj atë. Nëse është e besueshme dhe që nuk ndihmon, mos e thuaj atë. Nëse nuk është e besueshme dhe që ndihmon, mos e thuaj atë. Nëse është e besueshme dhe që ndihmon, prite kohën e duhur.

Zingjirët e shprehisë janë shumë të dobëta për ti ndjerë përderisa janë shumë të forta për ti thyer ato.

Luftëtar shpirtëror është ai që thyen një idhull. Dhe idhulli i secilit person është Egoja e tij. – Imam Abul Qasim al – Qushajri.

Në cilën dorë mendon se do ta marrësh librin tënd në Ditën e Gjykimit?

Ka dallime ndërmjet njerëzve.
Njerëzit janë si metalet në tokë.
Ari, argjendi, alumini, hekuri…

Isha në Yale, dhe as që kam ditur se ka biblotekë aty. Kam qenë aty shtatë vite. Asnjëherë nuk kam parë biblotekë në atë vend. Xhorxh Bush ( Citim nga libri "Historia që jetohet" nga Hilari Klinton.)


Të kuptuarit e 'La ilaha illa Allah' është një gjendje e zemrës që kurrë nuk mund të shprehet me gjuhë e as të perceptohet me mendje. - Ibn Ata'ala

Zoti e bëri iluzionin të duket real
Dhe realen të duket iluzion.
Ai e fshehu detin,
Dhe e bëri shkumën të dukshme.
Dhe erën e bëri të padukshme,
Dhe pluhurin manifestim të saj.
Ti e sheh pluhurin të ngritet në ajër,
Por si mund të ngritet pluhuri nga vetja?
Ti e sheh shkumën por jo oqeanin.
Përkujtoje Atë me vepra, e jo me fjalë
Veprat janë gjë reale
Dhe ato do t'ju shpëtojnë në jetën e gjithëmonshme.

Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 23
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
0/0  (0/0)

Shiko profilin e anëtarit http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi