Ligjet me te çuditshme ne bote

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Ligjet me te çuditshme ne bote

Mesazh nga Benjamin prej Fri Oct 24, 2008 4:34 pm

Këta janë ligje të cilat janë miratuar përpara shumë kohësh dhe janë ende të vlefshme sepse parlamentet kanë harruar t`i shfuqizojnë. Madje disa prej tyre nuk janë harruar aspak...


Në Ilinois (SHBA) ndalohet përdorimi i anglishtes. Gjuha zyrtare dhe e vetmja e lejuar është...amerikanishtja.

Në Masaçusets, cilido që merr pjesë në një varrim nuk mund të hajë më tepër se 3 senduiçë.

Në Altuna të Pensilvanisë, u ndalohet bejbi-siterve të hanë nga frigoriferi i punëdhënësit të tyre.

Në Gjeorgji, ligji ndalon përhapjen e thashethemeve. (mire qe sjetojm ne Gjeorgji ne shqiptaret )

Në Uallden, në shtetin e Nju Jorkut, është e ndaluar t`i japësh dikujt ujë pa certifikatë kontrolli.

Në Suedi ligji u ndalon prindërve të ofendojnë fëmijët.

Në fisin indian Malagasai, djemtë e kanë të ndaluar të jenë më të gjatë se babai i tyre. Shkelësit dënohen me para ose me një lopë.

Në Peru u ndalohet prindërve tu venë fëmijëve të tyre emra qesharakë. Kjo erdhi pasi u vunë re raste të tilla kur fëmijëve u ishin vënë emra si "H2O, synetli, konflikt, kokëprerë, greenspeace,etj.

Në Texarkana të Arkansasit, çdo person që hap një derë është i detyruar me ligj që ta mbyllë atë.
Në rezervën e indianëve Paiutë, në Kaliforni, një vjehërr nuk ka të drejtë të qëndrojë më tepër se 30 ditë në vit tek fëmijët e saj.

Në Idaho (SHBA) u ndalohet burrave tu bëjnë dhuratë grave kuti me çokollatë më të lehta se 25 kilogramë.

Në Karolinën e Veriut, ndalohet këndimi i keq. (kush eshte i stonuar ben gati denimin me vdekje )

Në Pitsburg të Pensilvanisë është e ndaluar me ligj të flesh në një frigorifer.

Në Nebraska ndalohet teshtitja në publik.

Në Boston ndalohet të luash violinë në rrugë.

Në Oklahoma ndalohet përgjimi në dyert e të tjerëve.

Në Tombston, Arizona, nuk lejohet askush mbi moshën 18-vjeçare të qeshë nëse nuk i ka të gjithë dhëmbët në gojë.

Në Thri Forks, Idaho, u ndalohet burrave tu bëjnë frymëmarrje artificiale derrave, qenve dhe maceve.

Në një nga fiset e Amazonisë ndalohet varrosja e njerëzve që vdesin. Për këtë arsye të moshuarit që vdesin prihen dhe hahen nga antarët e familjes. Sidoqoftë nga ky rregull shpëtojnë gratë të cilat kanë të drejtë të varrosen, meqenëse indianët e Amazonisë besojnë ...se mishi i tyre është helmues.

Në qyteti e Çikos, Kaliforni, ndalohet shpërthimi i një bombe bërthamore brenda qytetit. Shkelja dënohet me 500 dollarë

Jasper- Alabama eshte e ndaluar qe burri te rrahi gruan me nje shkop me te madh se diametri i gishtit te madh.
Eshte e ndaluar me ligj te luash Domino te Djelave.

Alaska - Eshte e ndaluar me ligj qe dreret te bejne sex ne rruget e qytetit, dhe eshte e ndaluar tu japesh alcohol drereve.

Tucson- Arizona eshte e ndaluar qe femrat te veshin pantallona.

Globe-Arizona eshte e ndaluar qe te luash letra ne rruge me nje Native American.

Fayetteville-Arizona burri mund te rrahi gruan ligjerisht, por vetem nje here ne muaj.

Arkansas- Flirtimi midis nje burri dhe nje gruaje ne rruget e Little Rock ka pasoja me 30 dite burg
__________________

Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 23
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
0/0  (0/0)

Shiko profilin e anëtarit http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi