Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njëzet vjet vozitës profesional pa patentë

Shko poshtë

Njëzet vjet vozitës profesional pa patentë Empty Njëzet vjet vozitës profesional pa patentë

Mesazh nga Benjamin Fri Oct 24, 2008 4:26 pm

Një japonez ka bërë njëzet vjet stazh pune si vozitës profesional, përkundër asaj që asnjëherë nuk i ka ditur rregullat e trafikut, e as nuk e ka kaluar testin, mirëpo për këtë ai ka arritur të fitojë përvojë të madhe praktike.

Vozitësi japonez i zjarrfikësve është larguar nga puna pas njëzet vitesh shërbim, sepse është zbuluar që tërë periudhën e punës së tij 20-vjeçare, ka vozitur me automjetet e zjarrfikësve dhe atë të ndihmës së parë pa patentë të vozitjes.

Mashkulli, i cili për tërë këto vite ka kryer punën e tij, pa marrë parasysh mungesën e kualifikimeve, është zbuluar gjatë një inspektimi rutinor.

Siç ka thënë shefi i tij, mashkulli ka ngurruar të tregonte patentën e tij, e kur e ka bërë atë përfundimisht, është zbuluar që tërë kohën është shërbyer me të babait të tij.

Ka tentuar që fotografinë ta fshehë me gisht.

Mashkulli u ka thënë përgjegjësve se ka ndjekur shkollën e vozitjes, por se ka rënë në testin me shkrim.

Mirëpo, pa marrë parasysh këtë, ai ka vozitur automjetin e ndihmës së parë mbi 300 herë, e atë të zjarrfikësve së paku 100 herë.

Mashkulli pas këtij zbulimi është larguar automatikisht nga puna dhe është nën hetim policor.
Benjamin
Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
Njëzet vjet vozitës profesional pa patentë Left_bar_bleue0/0Njëzet vjet vozitës profesional pa patentë Empty_bar_bleue  (0/0)

http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi