Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hadithe - Imam Neveviu(Rijadus-salihin)

Shko poshtë

Hadithe - Imam Neveviu(Rijadus-salihin) Empty Hadithe - Imam Neveviu(Rijadus-salihin)

Mesazh nga Benjamin Fri Oct 24, 2008 1:15 pm

SINQERITETI DHE NIJETI (QËLLIMI) NË TË GJITHA VEPRAT DHE FJALËT E HAPTA DHE TË FSHEHTA
All-llahu i madhërishëm thotë:
“Porse u qe urdhëruar të adhurojnë ve¬tëm All-llahun që si besimtarë të sinqertë me sinqeritet t’i rrëfejnë fenë dhe të kryejnë namazin edhe të japin zekatin e ajo është fe stabile”
(el-Bejjine 5)
“Tek All-llahu nuk arrin mishi i tyre as gjaku i tyre, por do të arrijë vepra e mirë dhe me sinqeritet nga ana e juaj”.
(el-Haxhxh, 37)
“Thuaj, o e fshehët ju atë që keni në kraharorët tuaj, o e shfaqët haptazi, All-llahu atë e di”.
(Ali Imran, 29)
Hadithi 1
Nga emiri i besimtarëve Ebu Hafse Umer ibn el Hattab ibn Nufejl ibn Abduluzzi ibn Rijah ibn Abdil-lah ibn Kurt ibn Rezah ibn Adijj ibn Ka’b ibn Luejj ibn Galib el Kurshijj el-Adevijj All-llahu qoftë i kënaqur me te transmetohet se ka thënë: “E kamë dëgjuar të Dërguarin e All-llahut (s.a.v.s) duke thënë: “Veprat janë sipas qëllimeve dhe çdokujt i takon ajo që e ka për qëllim. Prandaj, kush shpërngulet bën hixhret për shkak të All-llahut dhe të Dërguarit të Tij, shpërngulja e tij është për All-llahun dhe të Dërguarin e Tij. Ndërsa shpërngulja e kujt është të fitojë disa të mira të kësaj bote ose të martohet me ndonjë femër, i atilli nuk do të fitojë tjetër përveç çka ka pasur për qëllim”.
(Muttefekun alejhi)
(Këtë hadith e trans¬metojnë dy imamë muhadithë: Ebu Abdull-llah Muhammed ibn Ismail ibn Ibrahim ibn el-Mugireh el-Buhari dhe Ebu-l-Husejn Muslim ibn el-Ha¬xhxhaxh ibn Muslim el-Kushejrij el-Nejsaburi në dy sahihët e tyre të cilët konsiderohen si dy përmbledhje më të sakta të shkruara të haditheve)
Hadithi 4
Transmetohet nga Ebu Abdull-llah Xhabir ibn Abdull-llah el-Ensarijj r.a. që thotë: “Në një betejë ishim me të Dërguarin e All-llahut (s.a.v.s) me ç’rast na tha: “Vërtet në Medine ka burra të cilët kanë qenë me ju, qoftë kur keni ecur nëpër kodra, qoftë nëpër lugina. Ata i ka penguar sëmundja”. Sipas një transmetimi tjetër: “Ata janë pjesëmarrës me ju në shpërblim”.
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 5
Kurse sipas transmetimit të Buhariut, hadithi i tra¬nsmetuar nga Enesi r.a. thotë: “Ne u kthyem nga beteja e Tebukut me të Dërguarin e All-llahut (s.a.v.s) i cili tha: “Vërtet ka njerëz të cilët kanë mbetur në Medine pas neve, e të cilët janë me ne kudo që të shkojmë; në kodra apo në lugina, ata i ka penguar sëmundja”.
Hadithi 6
Transmetohet nga Ebu Jezid Ma’n ibn Jezid ibn Ahnes r.a., babai dhe gjy¬shi i të cilit kanë qenë as-habë, se ka thënë: “Babai im Jezidi, i ka marrë disa dinarë (prej ari) që t’i ndajë sadaka dhe i lë te një njeri në xhami: pastaj unë shkova i mora dhe i solla, e ai më tha: “Pasha All-llahun, unë nuk t’i kam destinuar ty”. Duke u grindur me të, erdha tek i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. i cili na tha: “E jotja është ajo çka ke vendos, o Jezid, kurse e jotja ajo që e ke marrë o Ma’n”.
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 8
Transmetohet nga Ebu Hurejre Abdurrahman ibn Sahr r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu nuk shikon në trupat tuaj as në fizionomitë tuaja, por shikon në zemrat tuaja”.
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 9
Transmetohet nga Ebu Musa Abdull-llah ibn Kajs el-Esh’arij r.a. që thotë: “E kanë pyetur të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. për njeriun që lufton për të treguar trimëri dhe që lufton nga urrejtja dhe për sy të botës, cila prej këtyre (luftave) është në rrugë të All-llahut?” I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. thotë: “Kush lufton (me armikun) vetëm për dominim dhe epërsi të fjalës së All-llahut (fesë së Tij - Islamit), vetëm ai është në rrugë të All-llahut”.
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 10
Nga Ebu Bekrete Nufej’i ibn el-Harith eth-Thekafijj transmetohet se Pej¬gamberi (s.a.v.s) ka thënë: “Kur të përleshen dy muslimanë me shpatat e tyre (për ta vrarë njëri-tjetrin), edhe vrasësi edhe i vrari janë për Xhehennem”. Atëherë i thashë: “O i Dërguari i All-llahut, për vrasësin është e qartë, por përse edhe i vrari?” Pejgamberi atëherë përgjigjet: “Sepse edhe i vrari ka dëshiruar ta vret shokun e vet”.
(Muttefekun alejhi)
Benjamin
Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
Hadithe - Imam Neveviu(Rijadus-salihin) Left_bar_bleue0/0Hadithe - Imam Neveviu(Rijadus-salihin) Empty_bar_bleue  (0/0)

http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi