Downlodimi ilegal i muzikës, trend në Britani

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Downlodimi ilegal i muzikës, trend në Britani

Mesazh nga Haris prej Thu Oct 23, 2008 12:46 pm

Downlodimi ilegal i muzikës, trend në Britani
Hulumtimet kanë treguar se 96 % e të rinjve britanik të moshës nga 14 deri në 24 vjet, shkarkojnë muzikë në internet, nga të cilët 63% në mënyrë ilegale, dhe me të nuk kanë kurrfarë problemi moral ose dyshimi.

Sipas hulumtimit të Universitetit Hertfordshire, pozitive është që të rinjtë e duan muzikën më shumë se gjeneratat e vjetra, por problemi është aty se ata kryesisht vijnë tek muzika me anë të huazimit ose kopjimit.

Rreth 90% e të anketuarve kanë pasur MP3-player të tyre, në të cilin kanë pasur mesatarisht 1770 këngë, prej të cilave gjysma janë marrë në mënyrë ilegale.

58% e tyre e kanë kopjuar muzikën nga disqet e miqve, ndërsa 95% e tyre e kanë pasuruar arkivin muzikor nga burime të paemërtuara.

Sa i takon downloadimit, 63% shfrytëzojnë internetin për të marrë muzikë nga ndonjë rrjet P2P, ndërsa 42% e tyre lejojnë që edhe të tjerët të kenë qasje në arkivin e tyre muzikor.

Madje, 80% e shfrytëzuesve të P2P, janë të interesuar për shkëmbim ilegal të fajllave, dhe janë të gatshëm të paguajnë për të.

Por, CD-të nuk kanë vdekur. Megjithëse vazhdimisht rritet mundësia e qasjes tek muzika pa pagesë, sërish rreth 60 e të rinjve britanikë vazhdojnë të blejnë CD.

Të anketuarit mesatarisht shkarkojnë rreth 53 këngë në muaj, por ka edhe prej tyre që dinë të shkarkojnë deri në 5 mijë këngë.


--------------------------------------------------------------------------------

E dua kete Forum e dua me gjith ZEMER mos me kundershtoni se ju kalli me gjith EMËR
avatar
Haris
Admin
Admin

Numri i postimeve : 718
Age : 25
Location : N' 'Burg'
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
20/40  (20/40)

Shiko profilin e anëtarit http://www.mesazhi.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi