Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Celulari më i hollë me tastierë QWERTY

Shko poshtë

Celulari më i hollë me tastierë QWERTY Empty Celulari më i hollë me tastierë QWERTY

Mesazh nga Haris Thu Oct 23, 2008 12:45 pm

Telefoni më i ri i mençur (smartphone) i Nokias, E71, ka filluar të paraqitet në recensione dhe të dëshmohet si një pajisje më interesante sesa që kemi menduar fillimisht.
Nga paralajmërimi i mangët i para pak kohe mbi modelet e reja të Nokias, E66 dhe E71 nuk është lënë të kuptohet shumë përveçse bëhet fjalë për telefona të mençur.
Celulari më i hollë me tastierë QWERTY 9u7pt0
Mirëpo, E71 në fakt duket të jetë një pajisje shumë interesante. Pikësëpari, bëhet fjalë për smartphone-in më të hollë (10 milimetra trashësi) me tastierë të plotë QWERTY. E as mundësitë e tij nuk janë të këqija: Në të është edhe memoria e integruar prej 110 MB me mundësi të zgjerimit nëpërmes kartelave microSD, Bluetooth, WiFi dhe A-GPS. Bateria zgjat njëzet ditë në pritje dhe 10.5 orë bisedë.

Kamera ka rezolucion prej 3.2 megapikselësh, derisa mangësia e tij e vetme eventuale është ekrani diç më i vogël, respektivisht me diagonale prej 2.36 inçësh. Mirëpo, edhe ashtu është shumë afër standardit për këtë lloj të pajisjeve afariste.

Nokia E71 do të kushtojë 500 dollarë amerikanë në SHBA, derisa nuk dihet saktë se kur do të paraqitet në Evropë.

www.nokia.com
Haris
Haris
Admin
Admin

Numri i postimeve : 718
Age : 31
Location : N' 'Burg'
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
Celulari më i hollë me tastierë QWERTY Left_bar_bleue20/40Celulari më i hollë me tastierë QWERTY Empty_bar_bleue  (20/40)

http://www.mesazhi.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi