Gjeneratë e re VW Breshkës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Gjeneratë e re VW Breshkës

Mesazh nga Haris prej Thu Oct 23, 2008 12:43 pm

Gjeneratë e re VW Breshkës
Breshka aktuale është në shitje që dhjetë vite, prandaj i ka ardhur koha për të shkuar në pension, së paku sipas trendit bashkëkohor të jetëgjatësisë së automjeteve.
Pritet që gjenerata e re të arrijë deri në vitin 2011, derisa nga Volkswagen kanë paralajmëruar se do të prodhohet në Meksikë, njëjtë sikur gjenerata aktuale, edhe pse mbetet e hapur mundësia edhe për lokacione tjera.

Breshka e re, pos versionit standard dhe kabriolet, do të jetë në shitje edhe si version Spider pa kulm.

Tani për tani vetëm supozohet se si do të duket, por është e sigurt se do të marr shumë detaje nga stili i familjes UP!, si dhe siluetën klasike të Breshkës. Përmendet edhe versioni i saj i mundshëm për terren (off-road).

Platformën, natyrisht, e merr nga gjenerata e Golfit VI, dhe si rrjedhojë do të jetë më e madhe se modeli aktual, që veçmë është bërë traditë tek zhvillimi i trashëguesve.

Përndryshe, dizajni do të bëhet në Amerikë, respektivisht në Kaliforni, që nënkupton se ky treg do të ketë prioritet.

Haris
Admin
Admin

Numri i postimeve : 718
Age : 24
Location : N' 'Burg'
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
20/40  (20/40)

Shiko profilin e anëtarit http://www.mesazhi.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi