Interneti dëshmohet i mirë për punën e trurit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Interneti dëshmohet i mirë për punën e trurit

Mesazh nga Emir prej Thu Oct 23, 2008 11:06 am



Personat e moshës mesatare dhe ata të shtyrë në moshë do të duhej të përdornin internetin më shumë, sepse në këtë mënyrë rritet puna e trurit dhe eviton ngadalësimin e tij në moshë më të vonshme, kanë zbuluar shkencëtarët amerikanë.
Shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë kanë zbuluar se shfletimi i faqeve të internetit stimulon qelizat në tru të cilat janë përgjegjëse për proceset e marrjes së vendimeve dhe kuptimin e gjërave të komplikuara. Ata vlerësojnë se në këtë mënyrë mund të ndalet edhe procesi i ngadalësimit të punës së trurit dhe ndryshimet e tij fiziologjike, të cilat shfaqën në moshën e pleqërisë së shtyrë.

Me pjekjen e trurit, ndodhin shumë ndryshime fiziologjike, të cilat përfshijnë edhe zvogëlimin e madhësisë si dhe zvogëlimin e aktiviteteve në qeliza, e krejt kjo mund të ndikojë në efektshmërinë e tij. Shkencëtarët me këtë studim, siç pohojnë edhe vet, shfletimi i internetit, nëse asgjë tjetër, së paku do të shtonte listën e gjërave të cilat ndihmojnë në mbajtjen e trurit aktiv.

"Kërkimi i faqeve të internetit krijon një aktivitet kompleks të trurit, i cili mund të shërbejë si ushtrim dhe përmirësim i punës së trurit", ka konkluduar udhëheqësi i hulumtimit, profesori Gary Small.
avatar
Emir
Admin
Admin

Numri i postimeve : 507
Age : 24
Location : N'Zemer T'Loqkes
Registration date : 20/10/2008

Shiko profilin e anëtarit http://www.atmosfer-ks.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi