Kartelë grafike e cila përshpejton Photoshopin
Faqja 1 e 1 • Share •
Kartelë grafike e cila përshpejton Photoshopin

Nvidia ka dizajnuar kartelën grafike e cila përshpejton punën me paketën e Adobe të programeve Creative Suite 4. Theksi është vendosur në aplikacionet Photoshop e Premiere Pro.
Premiere Pro me shfrytëzimin e kartelës grafike Quadro CX do të përshpejtojë një prej operacioneve që kërkojnë më së shumti, kodimin e videove me codec-un H.264. Pos kodimit të përshpejtuar, Quadro CX përshpejton edhe përdorimin e efekteve siç janë dithering (ngurrimi), transparenca dhe shfytyrimi i fotografive.
Rrotullimi, rritja dhe ndryshimi i shkronjave të mëdha do të duhej të ishin dukshëm më të shpejta me kartelën Quadro CX. Nvidia ofron edhe përshpejtimin e procesit të grumbullimit të përmbajtjeve 2D e 3D, si dhe përshpejtimin e shumicës së pajisjeve që kërkojnë shumë nga procesori për programin më të njohur në botë për përpunimin e fotografive.
Vet kartela grafike është e bazuar në produktin GeForce 260 GT, por ka dyfish më shumë memorie, dhe si rrjedhojë do të kushtojë shumë më tepër sesa kartelat e rëndomta për përshpejtimin e lojërave – çmimi do të duhej të sillej rreth 2.000 dollarë amerikanë.
www.nividia.com
Emir- Admin
- Numri i postimeve : 507
Age : 24
Location : N'Zemer T'Loqkes
Registration date : 20/10/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi