Kryqëzim në mes të celularit dhe laptopit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Kryqëzim në mes të celularit dhe laptopit

Mesazh nga Emir prej Thu Oct 23, 2008 10:52 am



Kryqëzim i telefonit celular dhe laptopit? Pse atëherë nuk kemi thënë thjesht “kompjuter dore”, pyesni. Epo, këtu megjithatë bëhet fjalë për një pajisje pak më ndryshe.
Pajisja e kompanisë MIU quhet HDPC, që është shkurtesë e Hybrid Dual Portable Computer apo Kompjuter dyfish hibrid bartës. Ideja është si vijon: të lidhet sistemi operativ mobil dhe ai Windows XP në një pajisje, e cila do të duhej të jetë në gjendje të kryej të gjitha detyrat të cilat mund t’i bëjnë celulari dhe laptopi, e krejt këto në një shtëpizë kompakte.

Në praktikë kjo nënkupton se pajisja ka lidhje GSM, GPRS e CDMA, pra funksionon si celular, derisa procesori i integruar Atom nga Intel do të përkujdeset për punët që kërkojnë shumë.

Për fat të keq, idetë e këtij lloji vështirë që depërtojnë nëse nuk e kanë mbështetjen e plotë të industrisë së teknologjisë së informacionit, dhe kemi frikë se kompania MIU këtu do të mbetet e vetme. Çmimi i pajisjes aktualisht nuk është i njohur, si edhe data për dalje në treg.
avatar
Emir
Admin
Admin

Numri i postimeve : 507
Age : 24
Location : N'Zemer T'Loqkes
Registration date : 20/10/2008

Shiko profilin e anëtarit http://www.atmosfer-ks.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi