Holbrook-Ashdown: Bosnja në rrezik për tu shpërbërë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Holbrook-Ashdown: Bosnja në rrezik për tu shpërbërë

Mesazh nga Benjamin prej Thu Oct 23, 2008 9:10 am


Dy ish-diplomatë të lartë amerikan dhe britanik i kërkuan sot komunitetit ndërkombëtar të përqendrohet sërish te Bosnja. Ata paralajmëruan për rrezikun e "shpërbërjes" së këtij vendi të shkatërruar nga një luftë ndërkomunitare nga 1992-1995.

"Sot vendi po përballet me një rrezik real shpërbërjeje", shkruajnë në një letër të hapur ish-diplomati amerikan, Richard Holbrooke, artizani kryesor i marrëveshjes së paqes që i dha fund konfliktit dhe ish-përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje, britaniku Paddy Ashdown.

"Ka ardhur koha për akordimin e vëmendjes ndaj Bosnjës, nëse nuk dëshirojmë t'i shohim gjërat të përkeqësohen me shpejtësi", vërejnë ata.

"Gjithçka si në vitin 1995, vendosmëria dhe uniteti transatlantik janë të nevojshëm nëse nuk dëshirojmë të gjendemi përballë një krize të re", vijojnë Holbrooke dhe Ashdown, në këtë letër të botuar nga e përditshmja "Dnevni Avaz".

Ata paralajmërojnë për "konfuzionin e komunitetit ndërkombëtar dhe akuzojnë administratën aktuale amerikane se i ka kthyer shpinën Bosnjës, ndërsa Bashkimin Evropian se ka dështuar në zhvillimin e një strategjie koherente për të ardhmen e kësaj ish-republike jugosllave.
avatar
Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 24
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
0/0  (0/0)

Shiko profilin e anëtarit http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi