Incident në kufi, policia greke qëllon mbi 3 shqiptarë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Incident në kufi, policia greke qëllon mbi 3 shqiptarë

Mesazh nga Benjamin prej Thu Oct 23, 2008 9:10 am


Një incident i rëndë është shënuar në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë. Tre shqiptarë të cilët kishin kaluar kufirin në mënyrë ilegale drejt Veriut të Greqisë, janë qëlluar me armë nga policia kufitare afër fshatit grek Htisma.

Sipas policisë greke shqiptarët ishin trafikantë droge, por provat e mbledhura vërtetojnë të kundërtën. Njëri nga shqiptarët është plagosur në shpatull, që vërteton se ai është qëlluar pas shpine, dhe nuk është përleshur, siç pretendon polici helen.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Janinës dhe fatmirësisht, pavarësisht nga gjendja e rëndë shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve policore nga Janina ngjarja ka ndodhur para dy ditësh në zonën kufitare midis Shqipërisë dhe Greqisë afër fshatit grek Htisma.
avatar
Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 24
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
0/0  (0/0)

Shiko profilin e anëtarit http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi