Studentët e USHT paralajmërojnë protesta

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Studentët e USHT paralajmërojnë protesta

Mesazh nga Benjamin prej Thu Oct 23, 2008 9:09 am


Unioni i Studentëve të Universitetit Shtetëror të Tetovës paralajmëroi protesta nëse vazhdohet me gjykimin e rasteve të Hagës.

"Hapja e padrejtë e rasteve të kthyera nga Haga nuk përputhet me normat e së drejtës ndërkombëtare si dhe me Ligjin për amnisti të nënshkruar vetë nga aktorët që i riaktualizojnë këto raste në kurriz të shqiptarëve të pafajshëm", deklaroi kryetari i Unionit studentor të USHT-së, Gadaf Uzeiri, i cili paralajmëroi edhe bllokada të përgjithshme.

"Nga këto raste, në mënyrë indirekte me gjykimin e funksionarëve, qytetarëve tjerë dhe dy deputetëve, nga pala maqedonase ekskluzivisht po gjykohet populli dhe elektorati shqiptar i cili ka zgjedhur këta ta fundit. Ngjashëm kundërshtojmë dhe sulmojmë politikën neglizhence të organeve kompetente shtetërore edhe lidhur me gjykimin e padrejtë të të akuzuarve në rastin e Brodecit", tha Uzeiri në një konferencë për shtyp.

Në Maqedoni kanë filluar proceset gjyqësore për katër rastet e kthyera nga Tribunali i Hagës, të cilët ngarkojnë ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
avatar
Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 24
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
0/0  (0/0)

Shiko profilin e anëtarit http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi