Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Karaxhiq do të dëshmojë në një seancë apeli për aleatin e tij

Shko poshtë

Karaxhiq do të dëshmojë në një seancë apeli për aleatin e tij Empty Karaxhiq do të dëshmojë në një seancë apeli për aleatin e tij

Mesazh nga Benjamin Thu Oct 23, 2008 9:04 am

Karaxhiq do të dëshmojë në një seancë apeli për aleatin e tij 6829
Gjykatësit e Kombeve të Bashkuara kanë rënë dakord të lejojnë ish-udhëheqësin e serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq që të dëshmojë në një seancë apeli për një aleat të tij të akuzuar për spastrim etnik.

Apeli i Gjykatës Ndërkombëtare penale për ish-Jugosllavinë arriti në përfundimin se Momçillo Krajishnik mund ta thërrasë Karaxhiqin si dëshmitar.

Gjykata tha se Karaxhiqi do të dëshmojë në një seancë muajin e ardhshëm.

Dhoma e Apelit thotë se beson se nëse Karaxhiqi do të kishte dëshmuar në shkallën e parë të gjykimit, të dhënat që ai do të paraqiste mund të kishin pasur ndikim tek vendimi.

Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës ishte i fshehur gjatë gjyqit të Krajishnikut në vitin 2006, kur gjykata e dënoi me 27 vjet burgim pas akt-padisë për krime kundër njerëzimit.

Të dy ata ishin aleatë të afërt si president dhe kryetar parlamenti të Republikës Serbe të Bosnje-Hercegovinës.
Benjamin
Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
Karaxhiq do të dëshmojë në një seancë apeli për aleatin e tij Left_bar_bleue0/0Karaxhiq do të dëshmojë në një seancë apeli për aleatin e tij Empty_bar_bleue  (0/0)

http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi